Site icon Telegrafi

Zyrtare: Basha me skuadër të re

Mesfushori shqiptar, Vullnet Basha është bërë me skuadër të re.

Pasi kishte mbetur lojtarë i lirë për rreth dy muaj, Basha tani ka vendosur të nënshkruajë një kontratë të re në Spanjë.

26-vjeçari u nda me ish-skuadrën e tij Ponferradina për t’iu bashkuar UCAM Murcias.

Edhe këtë edicion Basha do të jetë në Segunda Division, apo thënë ndryshe në ligën e dytë të Spanjës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

Basha ka tri vite që është në Spanjë, pasi më parë ka luajtur edhe tek Real Zaragoza.

Më parë 26-vjeçari ka bërë karrierë në Zvicër tek skudrat si Laussane, Grasshopper, Xamax dhe Sion. /Telegrafi/

Exit mobile version