Telegrafi

Zyrtare: Barcelona regjistron Jules Kuonden në La Liga, mund të luajë të dielën

Jules Kounde më në fund është regjistruar zyrtarisht në La Liga, që do të thotë se Barcelona do të jetë në gjendje ta fus në lojë në ndeshjen e tyre të së dielës mbrëma kundër Real Valladolid në “Camp Nou”.

Pas blerjes nga Sevilla, qendërmbrojtësi nuk mund të luante kundër Rayo Vallecanos dhe Real Sociedadit në dy ndeshjet e para të sezonit, pasi nuk kishte hapësirë të regjistrohej shkaku i kufirit të pagave të Barcelonës.

Xavi tha gjatë konferencës së tij për shtyp të së shtunës se kishte besim që lojtari do të regjistrohej në kohë për ndeshjen e radhës dhe tani ka një konfirmim zyrtar në mbrëmjen e kësaj të shtune, shkruan Marca.

Barcelona tashmë ka arritur të balancojë shifrat e mjaftueshme që La Liga të miratojë përfshirjen e francezit në skuadër.

Klubi katalanas nuk e priste që të ishte aq e vështirë për të regjistruar nënshkrimet e tyre të reja në La Liga, por tani ata ia kanë dalë dhe Kounde tani është në dispozicion, ashtu si Robert Lewandowski, Franck Kessie, Raphinha dhe Andreas Christensen.

Barcelona tani po punon për rinovimin e kontratës së Gavi dhe do të përpiqet ta afrojë Marcos Alonson. /Telegrafi/