Telegrafi

Zyrtare: Barcelona prezanton zëvendësuesin e Eric Abidalit

Barcelona ka prezantuar zyrtarisht drejtori teknik Ramon Planes.

Pas një stuhie të shkarkuar në klub në këtë fillim vit, Eric Abidal u shkarkuar nga skuadra katalunase.

Ish-lojtari i Blaugranasve që mori postin e drejtorit kishte një përplasje verbale me Lionel Messin.

E gjitha ajo rrëmujë u shkaktua nga shkarkimi i Ernesto Valverde, me Abidalin që kishte thënë se lojtarët nuk e dëshironin trajnerin.

Lexo po ashtu Zyrtare: Barcelona konfirmon marrëveshjen me Koemanin

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i ishte kundërpërgjigjur ish-bashkëlojtarit të tij duke i thënë se më mirë ishte të merrej me punët e tij.

Nga ajo situatë e krijuar, ishte e qartë se Abidal do të shkarkohej, duke i liruar vendin kështu Ramon Planesit. /Telegrafi/