Barcelona ka prezantuar zyrtarisht drejtori teknik Ramon Planes.
Pas një stuhie të shkarkuar në klub në këtë fillim vit, Eric Abidal u shkarkuar nga skuadra katalunase.
Ish-lojtari i Blaugranasve që mori postin e drejtorit kishte një përplasje verbale me Lionel Messin.
❗ LATEST NEWS – Ramon Planes, new technical director for Barça pic.twitter.com/JQq6Z9r7xb
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 19, 2020
E gjitha ajo rrëmujë u shkaktua nga shkarkimi i Ernesto Valverde, me Abidalin që kishte thënë se lojtarët nuk e dëshironin trajnerin.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i ishte kundërpërgjigjur ish-bashkëlojtarit të tij duke i thënë se më mirë ishte të merrej me punët e tij.
Nga ajo situatë e krijuar, ishte e qartë se Abidal do të shkarkohej, duke i liruar vendin kështu Ramon Planesit. /Telegrafi/