Sportingu i Lisbonës ka zyrtarizuar nënshkrimin e portugezit Francisco Trincao.
“Luanët” do t’i paguajnë Barcelonës 10 milionë euro për kartonin e futbollistit, që mbërriti dy vite më parë në “Camp Nou” nga Braga.
“FC Barcelona dhe Sporting Clube de Portugal kanë arritur një marrëveshje për huazimin e Francisco Trincão deri më 30 qershor 2023. Marrëveshja përfshin opsionin për të blerë lojtarin kur skadon periudha e huazimit”, thuhet në njoftimin e katalunasëve.
“Trincao iu bashkua Barçës nga SC Braga në verën e vitit 2020. Pasi bëri debutimin e tij kundër Ferencvaros në Ligën e Kampionëve, ai vazhdoi të luajë në 42 ndeshje në vitin e tij të parë, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë dy asistime në sezonin fitues të Copa del Rey”.
“Anësori e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Wolves në Ligën Premier”, thuhet më tej në njoftimin e tyre. /Telegrafi/
❗ BREAKING NEWS
Trincão loaned to @Sporting_CP until 30 June 2023.
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 13, 2022