Site icon Telegrafi

Zyrtare: Barcelona emëron Sergin trajner të përkohshëm

Klubi katalunas, Barcelona ka emëruar Sergi Barjuan trajner të tyre të përkohshëm pas shkarkimit të Ronald Koemanit.

Barcelona konfirmoi të mërkurën mbrëma shkarkimin e Koemanit pas humbjes befasuese nga Rayo Vallecano.

Me shkarkimit e Koemanit filluan edhe lajmet për pasuesin e tij, ku u folën shumë emra të mundshëm.

Lexo po ashtu Lista e ngushtë me tre pasuesit e mundshëm të Koemanit te Barcelona

Legjenda e klubit, Xavi Hernandez, ishte më i përfoluri dhe shihej favorit për ta marrë detyrën e trajnerit.

Megjithatë, Barcelona ka vendosur tashmë që ta emëroj një trajner të përkohshëm dhe ai është trajneri aktual i Barcelona B, Sergi Barjuan.

“FC Barcelona njofton se Sergi Barjuan, trajneri aktual i Barça B, do të marrë përgjegjësinë e përkohshme të menaxhimit teknik të skuadrës së parë”.

“Pozicioni i tij i përkohshëm si trajner i ekipit të parë do të përfundojë sapo klubi të ketë punësuar trajnerin e përhershëm për të zëvendësuar Ronald Koemanin e shkarkuar”.

“Presidenti i FC Barcelona, ​​Joan Laporta, do të prezantojë zyrtarisht Sergi Barjuan në skuadrën e parë pasditen e sotme para seancës stërvitore në Ciutat Esportiva”, thuhet në njoftimin e klubit nga Camp Nou. /Telegrafi/

Exit mobile version