Barcelona ka vendosur ta ushtrojë opsionin e riblerjes që kishin për Marc Cucurella nga Eibar.
Mbrojtësi i majtë ishte i huazuar për edicionin 2018/19, ku kishte paraqitje shumë të mirë, gjë që bëri që klubi nga Katalonia ta paguajë.
Por shifra nga shtija që u bë për 2 milionë euro, ka shkuar në 4 milionë euro që Barcelona duhet të paguajë.
[BREAKING NEWS] 👍 @cucurella3 https://t.co/QiMZPqnKPI
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 16, 2019
Barcelona e ka sjell djaloshin si zëvendësim për Jordi Alban, që shihet si startues nga Ernesto Valverde për edicionin 2019/20.
Cucurella pritet të bashkohet në stërvitje me Barcelonën nesër dhe do të udhëtojë me skuadrën në Japoni javën e ardhshme.
Ekzistojnë disa klube të interesuara për 20-vjeçarin, prandaj Barcelona ishte e gatshme ta ri-nënshkruante me të, pasi ata mund ta shesin e të fitojnë më shumë. /Telegrafi/