Samuel Umtiti do të pritet të prezantohet në javë e ardhshme në Barcelonë.
Mbrojtësi i Lyonit pritet të kompletojë transferimin te skuadra katalonase, të cilën gjë e ka konfirmuar presidenti i Jean-Michel Aulas.
“Jemi marrë vesh me skuadrën e Barçës. Tani i mbetet lojtarit nëse do të transferohet te Barcelona”, ka thënë me këtë rast Aulas.
Ky transferim vjen pas largimit të mbrojtësit, Marc Bartra, i cili u largua gjatë verës. /Telegrafi/