Telegrafi

Zyrtare: Barca huazon Caceres te Juve

Caceres bëhet kështu përforcimi i katërt i Juventusit këtë verë, pasi biankonerët tashmë kanë angazhuar Fabio Cannavaron, Diegon dhe Felipe Melo.

“Barcelona dhe Juventusi kanë arritur marrëveshje për huazimin njëvjeçar të Jose Martin Caceres. Në këtë periudhë Juventusi do ta paguajë pagën e plotë të uruguaianit dhe do të ketë opsion ta bëjë transferimin e përhershëm për një shumë prej 11 milionë eurosh si edhe një milion shtesë në varësi të sukseseve të lojtarit”, thuhet në deklaratën e Barcelonës.

22-vjeçari kaloi në Barcelona në verën e kaluar, por nuk arriti të gjejë vend të rregullt në formacionit të parë të blaugranëve.