Mario Balotelli është ftuar zyrtarisht nga Roberto Mancini për t’u rikthyer në skuadrën e Italisë.
Sulmuesi, i cili aktualisht është duke luajtur në Turqi te Adana Demirspor, ka marrë ftesën e parë nga Azzurrët që nga shtatori i vitit 2018, kur ishte luajtur 62 minuta kundër Polonisë në Ligën e Kombeve.
Mancini e njeh shumë mirë Balotellin, pasi kanë bashkëpunuar në të kaluarën te Interi dhe te Manchester City.
#Nazionale 🇮🇹
📋 Il Ct #Mancini convoca 35 #Azzurri per lo stage in programma dal 26 al 28 gennaio a #Coverciano
I dettagli 👉🏻 https://t.co/vD9kBSC5vT#VivoAzzurro pic.twitter.com/T3DbIK0PUi
— Nazionale Italiana ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri) January 24, 2022
31-vjeçari e ka shasnin për t’u bërë lojtar i rëndësishëm te Italia në ndeshjet e barazhit për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Azzurrët duhet fillimisht ta mposhtin Maqedoninë e Veriut që më pas të përballen me fituesin e duelit Portugali-Turqi. /Telegrafi/