Bernard Karrica është transferimi më i ri i Ballkanit të Suharekës.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka transferuar sulmuesin e talentuar nga skuadra kroate Rijeka.
Karrica e ka nisur karrierën te Gjakova, derisa ka bërë karrierë edhe te akademia e Dinamo Zagrebit si dhe në Slloveni si i huazuar nga Rijeka.
22-vjeçari luan në rolin e sulmuesit anësorë derisa ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U21.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
E prezantojmë edhe një armë të fortë në pjesën ofensive
Me kënaqësi njoftojmë të gjithë dashamirët tanë se skuadrës kampione i bashkohet edhe Bernard Karrica.
22 vjeçari që ishte pjesë edhe e shpresave të Kombëtarës së Shqipërisë (U-21), ka luajtur për disa skuadra të Kroacisë, përfshirë Rijekan dhe Dinamo Zagrebin.
Klubi i dëshiron Karricës suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta. /Telegrafi/