Ballkani ka bërë të ditur se reprezentuesi i Kosovës, Merlind Kodra është zyrtarisht pjesë e tyre.
Lojtari 19-vjeçar që ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Grasshopper, do të jetë pjesë e kampionit të elitës së futbollit kosovar për pesë vite.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Ballkanit:
Kampionëve të Republikës i bashkohet edhe një reprezentues i Kosovës.
Me kënaqësi bëjmë me dije se skuadra është përforcuar me mbrojtësin e djathtë, Merlind Kodra, i cili vjen nga Zvicra për t’iu bashkuar klubit tonë.
Futbollisti 19 vjeçar që karrierën e ka kultivuar në të gjitha gjeneratat e klubit të njohur zvicran, Grasshopper Zurich, do të jetë pjesë e FC Ballkanit për 5 vitet e ardhshme.
Klubi i dëshiron Merlindit suksese në arritjen e të gjitha objektivave tona të përbashkëta. /Telegrafi/