Telegrafi

Zyrtare: Ballkani transferon mbrojtësin Rustem Hoxha

Klubi nga Theranda, Ballkani ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit shqiptar, Rustem Hoxha.

Ballkani ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit të ri 2021/22 në Superligën e Kosovës.

Klubi therandas ka konfirmuar tashmë me anë të faqeve të tyre zyrtare se ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të njohur shqiptar, Rustem Hoxha.

30-vjeçari Hoxha ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Ballkanin, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Teutës së Durrësit ku fitoi titullin kampion, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën.

Postimi pa ndërhyrje i Ballkanit

Të dashur tifozë

Klubi i Ballkanit ka kënaqësinë të prezantojë mbrojtësin kampion, Rustem Hoxha! Mbrojtësi 30-vjeçar që u shpall kampion në Shqipëri me Teutën, ishte një nga lojtarët më të dalluar teksa nga dita e sotme, do të mbrojë ngjyrat e ekipit tonë.

Rustem Hoxha ka firmosur një kontratë dy vjeçare me Ballkanin dhe është një armë e fortë që na shtohet në mbrojtje. Në Kategorinë Superiore, Hoxha ka një eksperiencë të pasur duke u aktivizuar me ekipe si Teuta, Luftëtari e Kukësi dhe duke fituar 1 Kupë Shqipërie, 1 Superkupë dhe 1 titull kampion.

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje mbrojtësit më të ri dhe shumë suksese me ekipin tonë. Mirësevjen kampion

Na priftë e mbara Suharekë

/Telegrafi/