Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ballkani prezanton portierin Enea Koliçi

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka bërë goditje të madhe në afatin kalimtar të verës, duke nënshkruar me portierin Enea Koliçi.

Suharekasit të mërkurën në mbrëmje kanë prezantuar Koliçin që vlerësohet si një prej portierëve më të mirë në elitën e futbollit të Kosovës.

Koliçi transferohet te Ballkani nga skuadra e Gjilanit, ku ishte bashkuar në verën e vitit 2020.

“Mirë se erdhe në shtëpinë e madhe të kampionëve, Enea Koliçi”, ka shkruar Ballkani në Facebook.

Reagimi i Ballkanit erdhi pas largimit te Stivi Frashërit, që për dy edicione ishte pjesë e ekipit të Ballkanit. /Telegrafi/

Exit mobile version