Telegrafi

Zyrtare: Ballkani prezanton Ermal Krasniqin

Klubet kosovare po vazhdojnë të përforcojnë radhët e tyre para fillimit të sezonit të ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Një prej më aktiveve është skuadra suharekase e Ballkanit, e cila e ka marrë seriozisht afatin kalimtar të verës.

Së fundi, portokallezinjtë ka sjell në radhët e veta sulmuesin Ermal Krasniqin, i cili tashmë ka nisur stërvitjet nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi.

“Ermal Krasniqi është futbollisti më ri i FC Ballkanit, klubi ka arritur marrëveshjen me futbollistin për 2 vitet e ardhshme. Krasniqi është 21 vjeç dhe me një të ardhme shumë të ndritur në fazën e sulmit”, shkruan në njoftimin e klubit.

Klubi pret që në ditët në vazhdim të sjellin lojtar të tjerë në fazën ofensive, po ashtu edhe në atë defensive.

Ndryshe, Ballkani sezonin e fundit është renditur në pozitën e tetë të renditjes tabelore të ligës elitare të Kosovës. /Telegrafi/