Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ballkani nënshkruar me portierin Andrea Hoxha

Ballkani ka vazhduar me ndryshime në skuadër, pasi u shpall kampion dhe po bëhet gati për garat evropiane.

Dikur portieri i Shqipërisë U21, Andrea Hoxha ka nënshkruar sot me Ballkanin dhe është prezantuar nga drejtori sportiv, Nderim Nexhipi.

“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se portieri Andrea Hoxha është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë”.

“Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje dy vjeçare me portierin, i cili vjen te Ballkani nga Phoenix Lubeck ekip i cili garon në Regional Liga – Gjermani”.

“Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje portierit shtatlartë dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ballkani aktualisht ka dy portier, Stivi Frashëri dhe Damir Ljuljanovic, por me gjasë njëri do të largohet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version