Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ballkani nënshkruan me Leorant Marmullakun

Leorant Marmullaku (Foto: FC Ballkani/Facebook)

Ballkani ka konfirmuar zyrtarisht trajnerin e talentit 17-vjeçar Leorant Marmullaku.

Klubi nga Suhareka ka vazhduar me përforcimin e skuadrës para nisjes së fazës përgatitore për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Pas rinovimit të kontratave me disa nga lojtarët kryesor dhe transferimet e Kenan Haxhihamza, Mevlan Zeka dhe Bajram Jashanica, Ballkani ka bërë edhe një goditje.

Lexo po ashtu Zyrtare: Ballkani godet në afatin kalimtar, rikthen në futbollin kosovar Bajram Jashanicën

“Xhebrailat” kanë konfirmuar transferimin e talentit të madh, Leorant Marmullaku, i cili vjen nga Dukagjini i Klinës.

Postimi pa ndërhyrje i Ballkanit

Suharekë, 08.08.2020

Leorant Marmullaku është shtatëmbdhjetë vjeçar, ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist cilësor ka vendosur që të bëjë në FC Ballkani, duke ndjekur hapat e Blend Baftiu, Arbër Hoxhës, Jetmir Topalli etj…

Leo luan në poziten e mesfushorit të krahut të djathtë dhe në mesfushë, si futbollist është ndërtuar në klubin e KF Dukagjini (Klinë). Gjithashtu është pjesë e përfaqësuesës së Kosovës.

Mirësevjen Leo, na priftë e mbara.

/Telegrafi/

Exit mobile version