Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ballkani nënshkruan me Edmond Turkun

Edmond Turku është lojtari më i ri i klubit nga Suhareka, Ballkanit.

Ballkani ka vazhduar serinë e përforcimeve pasi ka zyrtarizuar transferimit e tretë në më pak se 24 orë.

Pas ardhjes së Arbër Hoxhës dhe Kushtrim Gashit, Ballkani ka zyrtarizuar edhe afrimin e mbrojtësit Edmond Turku, i cili ka luajtur në shumë skuadra të Superligës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ballkanit

Është vet klubi nga Suhareka që ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të gjithanshëm me anë të faqeve të tyre zyrtare.

“Mirë se vjen Edmon Turku”, thuhet në njoftimin e Ballkanit në Facebook.

Ndryshe, Ballkani më parë ka afruar edhe trajnerin Ismet Munishi dhe mesfushorin anësor, Durim Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version