Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ballkani konfirmon shkarkimin e Ismet Munishit

Klubi nga Suhareka, Ballkani ka konfirmuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi.

Gjatë javëve të fundit kanë qarkulluar shumë zëra për një largim të Munishit nga Ballkani, ndërsa vetë sot ato zëra u konfirmuan.

Është vet klubi i Ballkanit që ka njoftuar me anë të faqes së tyre zyrtare në Facebook se ka ndërprerë bashkëpunimin me Munishin.

Lexo po ashtu Ballkani shkarkon Ismet Munishin nga posti i trajnerit

“Klubi ka vendosur të ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi  pas një viti e gjysmë të kaluar së bashku në sfidat e shumta sportive”.

“Klubi e falënderon përzemërsisht Munishin për shumë vlera dhe punë profesionale të cilat i ka sjell në klubin tonë duke e ngrit në nivel edhe me të lartë sesa që ishte më parë”.

“Faleminderit i dashur trajner, shumë suksese në karrierën tuaj”, thuhet në njoftimin e Ballkanit. /Telegrafi/

Exit mobile version