Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ballkani godet në afatin kalimtar, rikthen në futbollin kosovar Bajram Jashanicën

Ballkani ka bërë një goditje të madhe në afatin kalimtar të verës, duke nënshkruar me Bajram Jashanicën.

Pas disa viteve të kaluara në futbollin shqiptar me skuadrat si Besa e Skënderbeu, Bajram Jashanica rikthehet në Kosovë.

Qendërmbrojtësi llapjan ka nënshkruar kontratën, e cila do ta mbajë atë në Suharekë për dy vitet e ardhshme.

29-vjeçari kësisoj e ka përforcuar mjaftë shumë mbrojtjen e Ballkanit, pasi ka përvojë edhe në ndeshjet ndërkombëtare me Skënderbeun dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

Jashanica është përforcimi i tretë këtë afat kalimtar për Ballkanin, pasi më parë ata kanë nënshkruar edhe me Kenan Haxhihamzën dhe Mevlan Zekën.

Njoftimi i plotë i klubit:

Kemi kënaqësinë t’iu prezantojmë futbollistin Bajram Jashanica, i cili së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e klubit KF Skenderbeu (Korçë), ku ka bërë karrieren më të gjat të tijë si super lojtar , po ashtu Jashanica ishte dhe reprezentues i përfaqësueses së Kosovës 2016-2017.

Jashanica shquhet me ndërhyrje të sakte në qendër të mbrojtjes dhe tajmingun e përsosur nga ndërprerjet.

/Telegrafi/

Exit mobile version