Ballkani ka zyrtarizuar blerjen e radhës, ku mesfushori që ishte pjesë e Skënderbeut, Nazmi Gripshi ka nënshkruar me këtë klub.
Therandasit e kanë paguar kartonin e Gripshit te Skënderbeu, ndërsa lojtari ka nënshkruar për dy vite.
“Pas negociatave të gjata ndërmjet KF Skënderbeu-t nga Korça, arritëm marrëveshjen për pronësinë e kartonit të futbollistit Nazmi Gripshi”.
“Me këtë marrëveshje Gripshi do të jetë lojtar i FC Ballkani-t për dy vite të ardhshme, me mundësi vazhdimi”, thuhet në njoftimin e klubit.
Në anën tjetër lojtari është shprehur i lumtur me kalimin te Ballkani.
“Jam i lumtur qe u bëra pjesë e klubit të FC Ballkani, falënderoj presidentin Takaj për besimin e dhënë të deritanishëm”.
“Kurse tani shfletojmë një faqe te re, ku falënderoj z. Arsim Kabashi për vlerësimin dhe dëshirën e tij që të bëhem pjesë e FC Ballkanit”, ka thënë Gripshi.
Ballkani është një nga klubet më të përforcuara në Kosovë deri tani. /Telegrafi/