Telegrafi

Zyrtare: Ballack lojtar i Leverkusen

Shumë skuadra evropiane ishin të interesuara për mesfushorin gjerman, i cili u lirua nga Chelsea në fund të sezonit që kaloi, por ai ka vendosur t’i bashkohet Leverkusenit.

“Me transferimin tim kompletohet qarku. Kam kaluar kohë të bukura dhe të suksesshme këtu, në të cilat më pëlqen të shikoj bukur shpesh”, ka thënë Ballack për faqen e Bayer Leverkusen.

Ballack do të qëndrojë tek Farmaceutikët deri në verën e vitit 2012, ndërsa do të përfitojë nga 6 milionë euro për sezon. /Telegrafi/