Telegrafi

Zyrtare: Bale largohet nga Real Madridi

Gareth Bale ka konfirmuar se po largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë.

Anësori uellsian u dha lamtumirën Los Blancos përmes një letre, si një lojtar tejet i dekoruar.

“E shkruaj këtë mesazh që të them faleminderit ndaj bashkëlojtarëve të tanishëm dhe të kaluar, trajnerëve të mi, stafit teknik dhe tifozëve që më kanë mbështetur”, thuhet fillimisht në mesazhin e tij.

Lexo po ashtu Planet e transferimeve të Real Madridit pasi synojnë të bëhen sërish kampion të Evropës - Perez e Ancelotti i kanë menduar edhe detajet e vogla

“Arrita këtu para nëntë vitesh si një person i ri që dëshironte ta realizonte ëndrrën e tij për të luajtur për Real Madridi. Të veshi fanellë e bardhë prestigje, stemën e klubit në kraharor, të luaja në Santiago Bernabeu, të fitoj trofe dhe të jem i famshëm, të fitoj Ligën e Kampionëve”.

“Tani mund të shikoj pas, të reflektojë dhe të them se kjo ëndërr u bë realitet dhe shumë më shumë”.

“Dua të falënderoj po ashtu edhe presidentin Florentino Perez, Jose Anglez Sanchez dhe bordin që më dhanë mundësinë që të luaja për këtë klub. Së bashku ishim në gjendje të krijonim disa momentet që do të jetojnë përgjithmonë në historinë e klubit dhe të futbollit”, thuhet ndër të tjerash në letrën e Bale. /Telegrafi/

Foto: Gareth Bale/Instagram/Instastory