Futbolli është plotë befasi, por kjo javë do të jetë e paharrueshme për Tiemoue Bakayoko.
Pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve, mesfushori është ftuar nga Didier Deschamps te Kombëtarja e Francës.
E gjitha kjo pasi ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, është lënduar.
Bakayoko do të jetë i ftuar për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Luksemburgut dhe miqësoren ndaj Spanjës.
Pogba është lënduar në ndeshjen e Ligës së Evropës me Djajtë e Kuq ndaj Rostovit dhe do të jetë jashtë për dy javë. /Telegrafi/