Telegrafi

Zyrtare: Bajram Jashanica vazhdon kontratën me Ballkanin

Bajram Jashanica do të mbetet pjesë e skuadrës së Ballkanit edhe për dy vite të tjera.

Kampioni i Kosovës për sezonin 2021/22 , të enjten mbrëma ka njoftuar se qendërmbrojtësi Jashanica e ka vazhduar kontratën.

Jashanica do të jetë pjesë e Ballkanit deri në verën e vitit 2024.

“Jashanica zgjodhi Ballkanin edhe për 2 sezone dhe është i gatshëm të vazhdoj t’i jep stabilitet mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Mbrojtësi ka mbrojtur ngjyrat e Kosovës në të kaluarën, ndërsa ka luajtur me shumë sukses edhe te Skënderbeu./Telegrafi/