Telegrafi

Zyrtare: Bacary Sanga në Benevento

Tani është zyrtare, Bacary Sagna ka nënshkruar një kontratë me Beneventon.

Reprezentuesi i Francës ishte lojtar i lirë pas përfundimit të marrëveshjes me Manchester Cityn në qershor të 2017.

Ai u pajtua me kushtet e klubit italian, i cili aktualisht renditet në pjesën e poshtme të tabelës së Serie A.

Klubi ka konfirmuar se ka nënshkruar deri në qershor dhe ka mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër deri më 30 qershor 2019.

Kjo mundësi do të jetë e vlefshme nëse Le Streghe mbijetojnë në Serie A.

Sagna do të jetë në dispozicion të trajnerit Roberto De Zerbi nga java e ardhshme, por duhet të jetë në shkallët e stadiumit për derbin lokal të Serie A.

Sipas Sky Sport Italia, Sagna kishte oferta nga Schalke 04, Olympiacos, Sporting Braga, Besiktas dhe Malaga.

“Karriera ime në dekadën e fundit ka qenë në nivelin më të lartë, ajo që Benevento më ofron është mundësia për të përfaqësuar të vogël, por që ka një histori kaq të bukur”, tha Sagna për FootballFancast.com.

Theksojmë se futbollisti në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadrën e Arsenalit në Ligën Premier. /Telegrafi/