Telegrafi

Zyrtare: Azpilicueta vazhdon me Chelsean (Foto)

Chelsea po vazhdon të blindojë futbollistët kryesor në këtë sezon.

Në këtë rrafsh bën pjesë edhe mbrojtësi spanjoll Cesar Azpilicueta, i cili e ka vazhduar kontratën me The Blues.

Sipas marrëveshjes së re, detajet e të cilës nuk janë bërë të ditura, spanjolli do të qëndrojë te Chelsea deri në verën e vitit 2020.

“Unë jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë të re. Që kur kam ardhur këtu objektivi im ishte që të përparojë si lojtar dhe të fitojë trofe. Kontratë e re më jep mundësinë për të vazhduar marrëdhënien time me klubin”, ka deklaruar Azpilicueta. /Telegrafi/