Kapiteni legjendar i bardhekaltërve më në fund ka vendosur për të ardhmen e tij, që së fundi u vë paksa në dyshim. Shumë klube e kërkuan atë, si ato vendoret, por edhe ato jashtë Kosovës, mirëpo Edo vendosi të qëndrojë te klubi i zemrës.
Sot, përmes një komunikate zyrtare, Sigal Prishtina ka njoftuar se kanë vazhduar bashkëpunimin me ikonën e basketbollit në Kosovë, Edmond Azemin, edhe për dy vite tjera. /Telegrafi/