Azdren Llullaku është larguar nga zyrtarisht nga skuadra rumune Astra Giurgiu.
Sulmuesi shqiptar karrierën do ta vazhdoj në Bjellorusi, ku ka nënshkruar me Shakhtar Soligorsku.
Llullaku ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me skuadrën e famshme bjelloruse.
31-vjeçari u largua nga skuadra e tij si futbollist i lirë pasi i kishte mbaruar kontrata.
Аздрен Ллуллаку игрок «Шахтера»! ⚒
Контракт с футболистом рассчитан до конца 2020 года. ?https://t.co/Nn8pyNFAya pic.twitter.com/b6rrRSBLPA
— ФК Шахтер Солигорск (@fcshakhterby) July 8, 2019
Tek skuadra e re, Llullaku do të gjejë edhe sulmuesin tjetër shqiptar Elis Bakaj.
Kujtojmë që Llullaku gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Gaz Metan, Poli Iasi, Astana, Tobol e Virtus Entella. /Telegrafi/