Site icon Telegrafi

Zyrtare: Azdren Llullaku lojtar i lirë, largohet nga Astra

Azdren Llullaku largohet pas vetëm një sezoni nga Astra Giurgiu.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili nuk ka qenë pjesë e grumbullimeve të fundit të kuqezinjëve, edhe pse zhvilloi një sezon shumë pozitiv me Astran, por mesa duket në mënyrë të papritur ka komunikuar lamtumirën.

Me ekipin rumun, Llullaku kishte dhe një vit kontratë, por ka rënë dakord me klubin për ndërprerjen e saj.

Tashmë, sulmuesi 31-vjeçar është një lojtar i lirë, në pritje të ofertave.

Fanellën e Astrës, Llullaku e mbrojti vetëm këtë sezon, ku në 34 ndeshje, shënoi dhe 7 gola, duke qenë një nga lojtarët më të mirë.

Në Instagramin e tij, Llullaku njoftoi “divorcin” me Astrën, duke shkruar:“Aventura ime këtu mbaroi! Dua t’i falënderoj të gjithë anëtarët e kësaj skuadre, ju uroj më të mirat. Fat të mbarë djema, fat të mbarë Astra Giurgiu”./SS.

Exit mobile version