Sulmuesi kosovar, Albion Avdijaj edhe zyrtarisht është bërë me skuadër të re.
Avdijaj stinorin e fundit ishte tek skuadra tjetër zvicerane, Vaduz ku luajti me plot sukses.
Por pas përfundimit të stinorit, gjakovari mbeti lojtar i lirë dhe u vërshua nga ofertat në drejtim të tij.
Ai zgjodhi të nënshkruaj për ish-skuadrën e tij Grasshopper Zurich një kontratë afatgjate.
Ka qenë gjiganti zviceran që ka konfirmuar arritjetn e marrëveshjes me ish-reprezentuesin e Shqipërisë.
23-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me ekipin bardh e kaltër.
Në vitin e fundit tek Vaduz, Avdijaj zhvilloi 23 ndeshje në elitën e futbollit zviceran ku shënoi tre gola.
Kujtojmë që Avdijaj edhe më parë ka qenë pjesë e Grasshopperit pasi ka dalë nga akademia e këtij klubi.
Përpos Grasshopperit, Albioni ka bërë karrierë edhe në gjermani tek ekipet e të rinjve në Hoffenheim dhe Wolfsburg.
Tani pasi Avdijaj u transferua në njërin nga klubet më të mëdha zvicerane, pritet një ftesë për të nga Përfaqësuesja e Kosovës ose Kombëtarja e Shqipërisë. /Telegrafi/