Inter ka konfirmuar se drejtori sportiv Piero Ausilio e ka vazhduar kontratën me klubin deri ën vitin 2020.
Ausilio është në Inter që nga viti 1998, ndërsa e nisi punën që nga sektori i të rinjve, kur u promovua i drejtor sportiv në vitin 2010, pozitë që vazhdon ta mbajë edhe tani me ndërrimin tre pronarëve.
“Pas pothuajse 20 vitesh te Interi, nga sektori i të rinjve deri te ekipi i parë, është një nder dhe jam shumë i lumtur që do ta vazhdojë rrugëtimin me klubin”.
“E falënderoj, president Zhang, Steven dhe menaxhmentin që më ka besuar vendin mua”.
“Së bashku do të vazhdojmë forcimin e klubit deri sa ta kthejmë në krye të futbollit italian dhe atij evropian”, ka thënë Ausilio për ueb faqën e klubit. /Telegrafi/