Telegrafi

Zyrtare: Atletico nënshkruan me super sulmuesin francez (Foto)

Kevin Gameiro është futbollisti më i ri i Atletico Madridit.

Sulmuesi francez ka ndërruar skuadër, por jo edhe kampionat, pasi ka vendosur të qëndroj në La Liga.

Kështu, Kevin Gameiro ka kaluar nga Sevilla tek Atletico Madrid, me shumën e transferimit që raportohet të jetë rreth 41 milionë euro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Ish-sulmuesi i PSG-së ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për katër vitet e ardhshme.

Pas këtij nënshkrimi, trajneri argjentinas, Diego Simeone pritet t’ia dorëzoj çelësat e sulmit dyshes franceze, Griezmann-Gameiro. /Telegrafi/