Atletico Madridi ka njoftuar se ka nënshkruar me Gelson Martins.
Skuadra spanjolle e transferoi atë si lojtar të lirë nga Sporting Lisbon.
23-vjeçari ndërpreu kontratën me Sportngun pas incidentit që kishte me tifozët në muajin e fundit, të cilët u futen në fushë dhe sulmuan disa lojtarë dhe stafin.
.@GelsonMartins_ is a new Atlético player.
➡https://t.co/RmvIfpeOik#AúpaAtleti pic.twitter.com/ipJ95RrOog— Atlético de Madrid (@atletienglish) July 25, 2018
Martins shënoi 30 gola dhe dhuroi 27 asistime në 140 paraqitje për klubin nga Lisbona.
Tani te Atletico ai do të konkurrojë për një vend në skuadrën e Diego Simenones me Thomas Lemar dhe Vitolon.
Për Martines interesim serioz kishte shfaqur edhe Wolverhamptoni.
Për Përfaqësuesen e Portugalisë nga viti 2016 është paraqitur 19 herë, por ende nuk ka shënuar ndonjë gol. /Telegrafi/