Telegrafi

Zyrtare: Atletico Madrid transferon kroatin (Foto)

Atletico Madrid ka transferuar reprezentuesin kroat.

Nënkampioni evropian ka siguruar shërbimet e mbrojtësit, Sime Vrsaljko.

Kështu së paku ka bërë të ditur klubi spanjoll përmes llogarive zyrtare të rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.

“Vrasljko ka kualitete të larta në mbrojtje, të cilat i ka dëshmuar në Serie A”, shkruan ndër të tjerash klubi spanjoll.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Mbrojtësi ka kaluar te radhët e gjigantit spanjoll prej skuadrës italiane, Sassuolo dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, por nuk kanë bërë të ditur detajet financiare. /Telegrafi/