Aktori i Hollywood është i fundit i shumë VIP-ave që i kanë deklaruar dashurinë e tyre futbollit evropian, dhe surpriza është se ylli që luan Jason Bourne ka zgjedhur ekipin e dytë të Madrid, Atletico-n.
Në film, Jason Bourno padyshim që është një atlet, me reflekse të mira dhe instinkte mbijetese. Cili pozicion do t’i përshtatej më shumë në fushë? Mesfushor ‘shkatërrues’? Apo një qendërmbrojtës luftarak?
Bashkë me të në foto është edhe Felipe Luis, i cili nuk duket shumë i merakosur se Damon mund t’i zërë vendin në ekip. Duke shpjeguar këtë foto surprizë ai shkruan në Instagram “Matt Damon është në Madrid për të prezantuar filmin e tij të tij të fundit, dhe, pasi i pëlqen futbolli, dhe ne donim ta mirëprisnim në qytet.”
Pas pozës për shtypin, Damon surprizoi akoma më shumë të pranishmit duke brohoritur në mënyrë perfekte: “Hey Atleti”.