Telegrafi

Zyrtare: Atletico kompleton transferimin e Salvio

Talenti i madh argjentinas arriti në Madrid qysh të hënën pasi Atletico arriti marrëveshje me tashmë ish-klubin e tij, Lanus.

Salvio i kaloi testet mjekësore qysh të mërkurën, ndërsa transferimi i tij u zyrtarizua sot.

“Atletico Madrid ka kompletuar angazhimin e Eduardo Antonio Slavio, mesfushorit ofenziv të ekipit Klub Atletico Lanus. Lojtari ka nënshkruar me klubin për pesë vite, plus muajt e mbetur të këtij sezoni”, shkruhet në deklaratën e klubit./Telegrafi/