Telegrafi

Zyrtare: Atletëve rusë nuk u lejohet pjesëmarrja në lojërat olimpike të Rios

Atletët rusë nuk do të jetë në gjendje të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Rio.

Kështu ka vendosur sot Federata Ndërkombëtare e Atletikës Federatave (IIA) në Vjenë, raporton Sky Sports.

IAAF ka konfirmuar dënimin ndaj sportistëve rusë, sepse nuk kanë respektuar kriteret e rinovimit të anëtarësimit, transmeton Telegrafi.

Komisioni i Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA-s) në nëntor të vitit 2015, akuzoi Rusinë për shkelje të rregullave anti-doping dhe i rekomandoi Federatës Ndërkombëtare të Atletikës që atletët rusë të largohen nga olimpiada e Rios në Brazil.

Gjatë muajve të fundit zyrtarët e sportit rusë kanë ndërmarrë një sërë hapash për të përmbushur kërkesat e organizmave ndërkombëtarë, por WADA njoftoi se sportistët rusë kanë dështuar në një seri testesh të dopingut.

Kujtojmë se sportistët e Kosovës, me në krye me Majlinda Kelmendin, do të marrin pjesë për herë të parë në histori në lojërat olimpike. /Telegrafi/