Telegrafi

Zyrtare: Atdhe Nuhiu kalon te APOEL Nicosia

Atdhe Nuhiu është zyrtarisht futbollist i skuadrës qipriote APOEL Nicosia.

Reprezentuesi i Kosovës është prezantuar me fanellën e gjigantit qipriot, derisa ka ‘firmosur’ kontratë dy vjeçare, deri në vitin 2022.

Afrimi i Nuhiu ishte një kërkesë e trajnerit Marinos Ouzounidis për ta udhëhequr repartin sulmues.

 

APOEL ka pasur ngecje në startin e kampionatit vendor, atje ku ndodhet në pozitën e 11-të të renditjes me vetëm një pikë nga dy xhirot e para.

31 vjeçari preshevar ishte në kërkim të një sfide të re pas mbylljes së aventurës shtatë vjeçare te skuadra angleze Sheffield Wednesday.

 

Nuhiu, i cili u paraqit për Kosovën në duelin e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Greqisë bëhet vetëm futbollisti i radhës “dardan” që ndryshon mjedis. /Telegrafi/