Ndeshja e shtyrë mes Atalantas dhe Villarrealit në Ligën e Kampionëve është vendosur të zhvillohet të enjten nga ora 19:00, bën të ditur UEFA.
Fillimisht ndeshja u shty 20 minuta, por dy kapitenët dhe gjyqtari Anthony Taylor ranë dakord se ishte më mirë të mos zhvillohej në ato kushte.
Fillimisht ndeshja ishte zhvendosur të enjten nga ora 16:30.
Following consultation with both clubs and local authorities, the match between Atalanta and Villarreal will now be played on Thursday 9 December at 19:00 CET. https://t.co/xt1Z0q4h41
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) December 8, 2021
Por kjo ka acaruar tifozët e Atalantas, pasi shumë prej tyre jenë në punë dhe për këtë arsye nuk do të mund të marrin pjesë në ndeshje.
Pas më shumë negociatave, është vendosur mes dyja palëve që ndeshje të zhvillohet nga ora 19:00, gjë që do të lejonte që shumica e atyre që kishin bileta të ishin të pranishëm.
🚨⚽️ #AtalantaVillarreal si disputerà domani, giovedì 9, alle ore 19.
🚨⚽️ Atalanta-Villarreal will be played tomorrow, Thursday 9, at 19 CET.#UCL #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/bCw1ILKnpl
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) December 8, 2021
Është një ndeshje vendimtare, sepse një fitore do ta dërgonte Atalantën në raundin e 16-të më të mirave të Ligës së Kampionëve për të tretin vit radhazi.
Një barazim do t’i vendoste italianët në vendin e tretë dhe Villarreali do të vazhdonte tutje, me italianët që do të luanin në Ligën e Evropës. /Telegrafi/