Borë e madhe ka rënë gjatë ditës në Bergamo të Italisë, që e ka pamundësuar zhvillimin e ndeshjes mes Atalantas dhe Villarrealit në Ligën e Kampionëve, duke bërë që kjo përballje të shtyhet për nesër (e enjte).
Ishte menduar që ndeshja të niste në ora 21:00 në stadiumin Gewiss, por fillimisht gjyqtari anglez Anthony Taylor vendosi ta shtyjë për 20 minuta.
Fusha u pastrua dhe stuhia u ndal për disa qaste, por filloi sërish duke pamundësuar zhvillimin e ndeshjes.
🚨❄️ #AtalantaVillarreal has been postponed due to the heavy snowfall. The match will be played tomorrow with kick-off time still to be determined by UEFA.#UCL #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/FKh6vbiKwG
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) December 8, 2021
UEFA pastaj ka anuluar zyrtarisht ndeshjen e sonte ndërmjet Atalantës dhe Villarrealit për shkak të borës së madhe, kështu që do të zhvillohet të enjten.
Gjyqtari Anthony Taylor, së bashku me dy kapitenët, ranë dakord që ndeshja të zhvillohet për nesër.
Koha e fillimit mbetet ende për t’u konfirmuar, por ndeshja do të luhet të enjten më 9 dhjetor.
Debido a la incesante nevada ? que cae sobre Bérgamo, la @UEFAcom_es ha decidido finalmente APLAZAR el partido @Atalanta_BC ? #Villarreal para mañana jueves en horario aún por determinar.#UCL pic.twitter.com/Hgm4e6rdsc
— Villarreal CF (@VillarrealCF) December 8, 2021
Do të jetë një rezultat vendimtar, sepse Atalantas i duhet një fitore për të kaluar tutje, ndërsa Villarrealit i bën punë edhe barazimi. /Telegrafi/