Telegrafi

Zyrtare: Astrit Fazliu, lojtar i ri i Ferizajt

Ferizaj ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me sulmuesin e njohur Astrit Fazliu.

Fazliu është ndarë me Dritën pas finales së humbur nga Llapi në enjten, por nuk ka humbur kohë për t’iu bashkuar klubit të ri.

Sulmuesi i njohur i është bashkuar klubit të vendlindjes, Ferizajt, i cili ka konfirmuar vet me anë të faqeve zyrtare.

Lexo po ashtu Zyrtare: Astrit Fazliu largohet nga Drita

“Astrit Fazliu është zyrtarisht bardh e kaltër!. Sulmuesi ferizajas ka nënshkruar kontratën me klubin tonë për sezonin 2022/23”.

“Fazliu ka përvojë të gjatë në futbollin Shqiptarë dhe Maqedon, dhe se në karrierën e tij ka qenë pjesë e FC Ferizaj, FC Prishtina, Shkëndija, Partizani, Ferronikeli, Drita etj”, thuhet në njoftimin e Ferizajt. /Telegrafi/