Telegrafi

Zyrtare: Astrit Fazliu largohet nga Drita

Astrit Fazliu është largimi i parë nga finalisti i Kupës së Kosovës, FC Drita në afatin kalimtar veror.

Ka qenë skuadra gjilanase FC Drita që ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se ka ndarë rrugët me mesfushorin ofensivë, Astrit Fazliun.

Veterani ferizaj zhvilloi ndeshjen e fundit me Dritën në finalen e Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Ai me fanellën e Dritës zhvilloi plot 122 ndeshje, ku shënoi 21 gola dhe realizoi 23 asistime.

Njoftimi i plotë nga FC Drita:

Faleminderit dhe suksese, ASTRIT FAZLIU

Ndeshja e finalës së Kupës ishte e fundit në fanellën e DRITËS për Astrit Fazliun.

Astriti me FC DRITA zhvilloi 122 ndeshje në të gjitha garat, ku shënoi 21 gola dhe realizoi 23 asiste.

Astriti ishte një nga futbollistët tanë të dalluar, duke dhënë kontribut në ndeshje kampionale, të Kupës dhe në garat evropiane.

FC DRITA i dëshiron shëndet dhe suksese në vazhdimësi në karrierë.  /Telegrafi/