Telegrafi

Zyrtare: Arturo Vidal, lojtar i ri i Flamengos

Klubi i madh brazilian, Flamengo ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Arturo Vidal.

Vidal ndërpreu kontratën me Interin para disa ditësh me marrëveshje të dyanshme dhe nuk ka humbur kohë për të gjetur klubin e ri.

Mesfushori i njohur kilian ka arritur marrëveshje dhe ka nënshkruar me brazilianët e Flamengos.

Është vet Flamengo që me anë të faqeve zyrtare ka njoftuar transferimin e Vidalit.

“Mirësevjen në Flamengo Arturo Vidal”, ka shkruar në postimin e klubit brazilian.

Vidal është transferuar si lojtar i lirë dhe thuhet se ka nënshkruar kontratë të vlefshme për një vit e gjysmë, deri në fund të dhjetorit 2023. /Telegrafi/