Ballkani ka arritur marrëveshje një vjeçare me sulmuesin Artur Magani.
Klubi suharekas po punon që ta konsolidojë ekipin për edicionin e ri, duke sjell lojtarë mjaftë cilësor.
I fundit është sulmuesi i njohur shqiptar, Artur Magani, që së fundmi ishte pjesë e Feronikelit.
“Arturi është formuar si futbollist në shtetin amë, duke mbrojtur ngjyrat e ekipeve si KF Teuta, KF Shkumbini, ndërsa Superligën e ka shijuar me fqinjët nga Prizreni, FC Liria dhe se fundmi tek kampioni i Kosovës KF Feronikeli”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ballkani sot ka zyrtarizuar edhe mbrojtësin Egzon Sinani. /Telegrafi/