Klubi londinez, Arsenali ka konfirmuar Mikel Artetan si trajner tyre të ri.
Arsenali ishte në ‘gjah’ për një trajner të ri pas shkarkimit të Unai Emery para disa javës.
Ata emëruan Freddie Ljungberg si trajner të përkohshëm, por tani kanë gjetur trajnerin e përhershëm.
Bëhet fjalë për ish-lojtarin e tyre dhe ndihmës-trajnerin e Manchester Cityt, Mikel Arteta.
Welcome back, Mikel! 👋
Head coach of The Arsenal 👔 pic.twitter.com/lhsAfQ7cfq
— Arsenal (@Arsenal) December 20, 2019
Është vet klubi londinez që ka konfirmuar emërimin e Artetas me anë të rrjeteve sociale.
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë që Mikel Arteta po bashkohet me klubin si trajneri ynë”.
“Mikel, një ish-kapiten i klubit, ka luajtur për ne për pesë sezone nga 2011 deri në 2016 dhe ka nënshkruar një kontratë tre vjeç e gjysmë”, thuhet në njoftimin e Arsenalit. /Telegrafi/
Comunicado Oficial: Arteta 😉
— Arsenal (@Arsenal) December 20, 2019