Site icon Telegrafi

Zyrtare: Arsene Wenger dënohet me tri ndeshje mos drejtim të Arsenalit

Arsene Wenger është dënuar me tre ndeshje mos drejtim të klubit dhe një gjobë shkaku i polemikave me gjyqtarin kryesor në barazimin 1-1 me West Bromwich Albion.

Wenger ishte i zemëruar pas një vendimi të gjyqtarit Mike Dean, ku kishte gjykuqr një ndërhyrje të palejuar në kurriz të Calum Chambersit.

Në njoftimin e Komisionit Disiplinor të Federatës Angleze thuhet se trajneri francez përdori gjuhë fyese dhe të palejuar ndaj gjyqtarit.

“Arsene Wenger i është ndaluar të drejtoj skuadrën e Arsenalit gjatë tri ndeshje të ardhshme pasi u akuzua për sjellje të keqe”, thuhet në njoftimin e FA-së.

Arsene Wenger dhe Mike Dean

Trajneri 68-vjeçar gjithashtu do të duhet të paguajë një dënim në të holla që kap vlerën rreth 45 mijë euro.

Ndryshe, Wenger do të mungojë në ndeshjet kundër Nottingham Forestit, takimin ndaj Chelseat dhe Bournemouthit.

Theksojmë se francezit i lejohet që të ankohet brenda 24 orëve në këtë vendim, të cilën pritet të mos e bëjë pasi kishte kërkuar falje ditë më parë për gjuhën e përdorur ndaj Deanit. /Telegrafi/

Exit mobile version