Telegrafi

Zyrtare: Arsenali transferon Yaya Sanogon

Francezi vjen në Emirates si transfer i lirë pasi është në fund të kontratës me klubin e kampionatit francez, duke u bërë kështu transferi i parë i Revolveristëve për këtë verë.

“Sanogo është transfer i ri dhe i mirë për ne. Ai ka treguar potencialin e tij me paraqitjet për Auxerre dhe për kombëtaren e të rinjve. Ne mezi presim që ai të vijë dhe të zhvillohet tutje”, ka theksuar menaxheri Arsene Wenger.

Yaya Sanogo ka shënuar 11 gola në 24 ndeshje për Auxerren pasi doli nga akademia e klubit francez në ekipin e parë që konkurroi në Ligue 1. /Telegrafi/