Pierre-Emerick Aubameyangut i është hequr shiriti i kapitenit te Arsenalit nga Mikel Arteta, pasi humbi ndeshjen e klubit kundër Southampton fundjavën e kaluar.
Gabonezi u la jashtë skuadrës të shtunën, pasi skuadra londineze mundi Saints 3-0, me strategun që shpjegoi se ishte për ‘arsye disiplinore’.
Nuk ishte hera e parë këtë vit që ndodh një gjë e tillë, me sulmuesin që gjithashtu humbi derbin e veriut të Londrës sezonin e kaluar për shkak të vonesës në lojë.
Më vonë të shtunën u zbulua se sulmuesi i Gabonit po vonohej të kthehej në klub, pas një udhëtimi jashtë vendit për një arsye personale që ishte lejuar.
Kjo tani ka bërë që Aubameyang të humbasë shiritin e kapitenit në Emirates Stadium, me klubin që njoftoi vendimin në një deklaratë.
“Pas shkeljes së tij të fundit disiplinore javën e kaluar, Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të jetë më kapiteni i klubit tonë dhe nuk do të konsiderohet për përzgjedhje për ndeshjen e së mërkurës kundër West Ham United”.
“Ne presim që të gjithë lojtarët tanë, veçanërisht kapiteni, të punojnë sipas rregullave dhe standardeve që të gjithë kemi vendosur dhe rënë dakord”.
“Jemi plotësisht të fokusuar në ndeshjen e nesërme”, thuhet në njoftim.
Aubameyang iu dha shiriti i kapitenit në klub në vitin 2019, duke zëvendësuar Granit Xhakën, pas periudhës së shkurtër të mesfushorit në këtë rol. /Telegrafi/
An update on Pierre-Emerick Aubameyang
— Arsenal (@Arsenal) December 14, 2021