Site icon Telegrafi

Zyrtare: Armin Bosnjak, futbollisti i ri i Ballkanit

Ballkani ka nënshkruar me futbollistin nga Mali i Zi, Armin Bosnjak.

Klubi therandas e ka zyrtarizuar marrëveshjen trevjeçare me 26 vjeçarin i cili luan në krahë.

“Kemi kënaqësinë të ju informojmë se mesfushori ofanziv nga Mali i Zi, sot në ambientet e klubit ka firmosur kontratë e cila e lidh me klubin për tre vite të ardhshme”.

“Armin Bosnjak ka qenë pjesë e klubeve në ligat e Malit të Zi, si: FK Jedinstvo, FK Iskra, FK Rudar, FK Zeta”.

“Me klubet Rudar dhe Zeta ka përvojë ndërkombëtare pas qe ka luajtur në Evropë me këto klube. Ishte pjesë e përfaqësueses së Malit të Zi për grupmoshat U/17 dhe U/19”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version